VIDEO/ Studimi: Hunda ndryshon vërtet kur gënjejmë por ... zvogëlohet

A është pinoku vetëm një histori për fëmijë?

Këtë dyshim e vërteton universiteti spanjoll i shkencëtarëve Granada ku është zbuluar ai që njihet si ‘efekti Pinok’: çuditërisht u zbulua se hunda ndryshon vërtet kur themi një gënjeshtër, dhe ndodh efekti i kundërt, nuk zgjatet por tkurret pak.

Emilio Gómez Milán dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një test që përdor termografinë për të parë nëse njerëzit gënjenin në momentin e survejimit dhe kanë zbuluar se çdo herë që pjesëmarrësit në hulumtim kanë  thënë një gënjeshtër, temperatura e majës së hundës është ulur me 1.2 gradë , ndërsa në rast të kundërt temperatura e hundës është rritur me 1.5 ° C.

Studiuesi ka gjetur gjithashtu se rënia e temperaturës në hundë shkakton gjithashtu një tkurrje të lehtë të madhësisë, edhe pse nuk mund të dallohet me sy të lirë.

‘Për të gënjyer na duhet të mendohemi dhe kjo rrit temperaturën e ballit’, shpjegoi doktor Gómez Milán.

‘Dhe në të njëjtën kohë ndihemi të shqetësuar, gjë që ul temperaturën e hundës sonë’, shton ai.

Për të kryer studimin, u monitoruan 60 studentë. Një nga detyrat e tyre ishte të bënin një telefonatë 3 deri në 4 minuta për prindërit, partnerët ose miqtë e tyre dhe të tregonin një gënjeshtër që të ‘mos kuptohej’.

Pjesëmarrësit duhej të shpiknin gënjeshtrën dhe kamerat zbuluan ‘efektin e kundërt të Pinokut’ të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës në hundë dhe ballit.

80 për qind e pjesëmarrësve vërtetuan këtë test

‘Me këtë metodë kemi arritur të bëjmë që njerëzit të jenë më të kujdesshëm në çfarë thonë dhe të mos na shesin vazhdimisht gënjeshtrat për të vërteta’, tha Emilio Gómez Milán, i cili shtoi se kjo metodë mund të jetë edhe shumë frytdhënëse për njerëzit e ligjit.