EMRI/ Bie në kontakt me rrymën, humb jetën elektriçisti 36-vjeçar në Fierzë

Një elektriçist ka humbur jetën në Fierzë, si pasojë e kontaktit me korentin.

Punonjësi I OSHE, Prend Ceca, 36 vjeç, kishte hipur në shtyllë për të rregulluar një defekt, por ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i 36-vjeçarit është ende në vendngjarje dhe sipas familjarëve, ata kanë njoftuar si policinë ashtu edhe OSHE, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.