Chelsea-Manchester City, formacionet zyrtare të finales së ‘Carabao Cup’

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e “Carabao Cup” mes Chelseat e Manchester Cityt.

Dy skuadrat do të kërkojnë në stadiumin “Wembley” trofeun e parë për sezonin 2018-2019.

Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola kanë hedhur në fushë pothuajse më të mirët për ndeshjen që do të luhet në orën 17:30.

Megjithatë, edhe pse e bleu me shumë bujë, as Sarri s’po i beson Gonzalo Higuainit, duke e lënë në stol.