Në cilin planet jeton?/ Rama për gazetën italiane: Në Shqipëri nuk ka revoltë popullore

Kryeministri Edi Rama, nënjë intervistë për  të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano”, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas dy protestave massive dhe dorëzimit të mandateve nga opozita.

Rama ka deklaruar se ai është i gatshëm për dialog, por mohon faktin që vendi është në kaos.

I pyetur nga media përtej Adriatikut se çfarë po ndodh në Shqipëri, kreu i qeverisë shprehet se nuk ka as kaos, as revoltë popullore.

“Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistësh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli, pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandëshkueshmëri. Nuk mjaftoi me kaq, pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe më të fortë në zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjetër”, shprehet Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit të kujton diktatorin e Venezuelës, Nicolas Maduro, që pavarësisht rënies ekonomike dhe largimeve masive të vendasve nga atdheu, shprehej se nuk ka krizë, por ndihmat humanitare janë “show” i Shteteve të Bashkuara.