Mbreti dhe Los Angeles Laker mposhten nga New Orleans

Golden State Warriors pësuan humbjen e dytë në 3 sfidat e fundit, pasi u mposhtën me rezultatin 112-118 nga Houston Rockets, në sfidën e zhvilluar në “Oracle Arena” të Oaklandit

Miqtë e nisën sfidën në mënyrë perfekte, duke krijuar 15 pikë diferencë që në fraksionin e parë, ndërsa më pas menaxhuan mirë lojën, duke mos u dhënë mundësi vendasve të përmbysin rezultatin.

Kevin Durant dhe Stephan Curry shkëlqyen sërish, duke shënuar 54 pikë, 10 asiste dhe 13 rikuperime së bashku, por që nuk i shërbyen skuadrës kampione në fuqi, që të marrë fitoren.

Forma e mirë e Ingram dhe LeBron James, nuk mjaftoi që Los Angeles Lakers të dilte triumfatore nga transferta e New Orleansit, përballë Pelicans. Dy yjet e skuadrës kaliforniane regjistruan 56 pikë, 15 asiste dhe 12 rikuperime së bashku, por në fund rezultati shkoi në favor të vendasve, në shifrat 128-115.

Cleveland Cavaliers regjistruan fitoren e dytë radhazi në këtë sezon, duke dhënë sinjale rikthimi, pasi mposhtën me rezultatin 112-107 Memphis Grizzlies.

Kevin Love ishte protagonist i suksesit të Cavs, pasi në 25 minutat e qëndrimit të tij në parket, arriti të shënojë 32 pikë dhe të rikuperojë 12 topa, duke u shpallur edhe më i miri i ndeshjes.

Një sfidë mjaft spektakolare ishte ajo e zhvilluar në “Fiserv Forum” të Milwaukeet, ku Bucks-at vendas triumfuan me rezultatin 140-128 përballë Minnesotta Timberwolves.
Takimi ishte mjaft i ekuilibruar në tre fraksionet e para, ndërsa Bucks shpërthyen në pjesën e fundit, të cilën e fituan me 14 pikë diferencë, falë edhe një performance spektakolare të dy yjeve të skuadrës, Middleton dhe Antetokounmpo.

Pas dy humbjeve radhazi, Sacramento Kings u rikthye te fitorja, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 116-119 në një transfertë aspak të lehtë, përballë Oklahoma City Thunder.

Basketbollisti i vendasve, Westbrook ishte spektakolar në këtë sfidë, pasi regjistroi 41 pikë të shënuara, 4 asiste dhe 10 rikuperime, por këto shifra i shërbyen vetëm për të qenë më i miri i takimit, pasi nuk ndihmuan Oklahomën për të shmangur humbjen.
Chicago Bulls vijon ngjitjen në renditjen e Konferencës së Lindjes, pasi regjistroi fitoren e tretë radhazi, këtë herë me rezultatin 126-116 përballë Boston Celtics.

Zach LaVine ishte protagonist i Bulls, por edhe më i miri i takimit, pasi qëndroi në parket thuajse gjatë gjithë lojës dhe arriti të shënojë 42 pikë, 4 asiste dhe 6 rikuperime.

Phoenix Suns vijon “hemorragjinë” e humbjeve, pasi mbrëmë u mposht për herë të 17 radhazi, në transfertën ndaj Atlanta Hawks, ndërsa fitorja e fundit daton më 13 janar të këtij viti.

Dy basketbollistët e Suns, Booker dhe Johnson zhvilluan një takim mjaft të mirë dhe u duk se rezultatin do të shkonte në favor të miqve, por Hawks reaguan fuqishëm në fraksionin e fundit, duke përmbysur gjithçka në favor të tyre.