E papritur! Ish-kampioni i Premier League shkarkon trajnerin

Ish-kampioni i Premier League ka shkarkuar trajnerin. Leicester City ka shkarkuar trajnerin francez Claide Paul.

E gjitha kjo erdhi nga disa rezultate negative të Leicester, por që vula u vendos pas humbjes në shtëpi 4-1 kundër Crystal Palace.

57-vjeçari largohet duke e lënë klubin në vendin e 12-të në Premierligë, pasi i ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Francezi e udhëhoqi ish-kampionin e Premierligës drejt vendit të nëntë në sezonit e tij të parë si trajner, por tani klubi është në kërkim të trajnerit të katërt brenda 23 muajve.