Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari/ 280 pasagjerë mbi 3 orë në det të hapur

Moti i keq që ka kapluar vendin ditët e fundit ka shkaktuar probleme edhe te transporti i pasagjerëve.

Siç raportohet, 280 pasagjerë kanë qëndruar rreth 3 orë në det të hapur si pasojë e detit të trazuar dhe me dallgë.

Bëht fjalë për tragetin e linjës Durrës-Bari, i cili rreth orës 03:00 ka shfaqur një defekt. Dhe deri në riparimin e tij pasagjerët kanë qëndruar në det të hapur.

Fatmirësisht, përveç panikut dhe frikës, çdo gjë ka shkuar në rregull dhe pasagjerët kanë zbarkuar në port shëndoshë e mirë.

Trageti ishte nisur drejt portit të Durrësit, por si pasojë edhe e erërave të forta është rikthyer sërish drejt portit italian.

Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, ka patur disa aksidente rrugore në Shqipëri, ndërsa sot edhe një linjë avioni Tiranë-Itali ka shfaqur probleme por pa shënuar asnjë të lënduar.

Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qënë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohet në orën 16:00 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.