FOTO/ Andrra Destani prezanton motrën dhe qenkan si dy pika uji

Andrra Destani bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha tashmë është kthyer si një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, çdo gjë që lidhet me Andrrën përbën interes për publikun shqiptar.

E së fundmi Andra ka uruar në rrjetin social motrën e saj me rastin e ditëlindjes.

Me rastin e 20 vjetorit të Arlindës ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto të 20 vjeçares teksa feston.

Siç shohim dhe nga fotot Arlinda ka ngjashmëri shumë të madhe me Andrrën, dy motrat duken si dy pika uji.

’Urime 20 vjetorin princesha ime. Kush ka motrën botën ka’ shkruan Andrra krahas fotove me të.