Kanada\ Një rrugë në Regina pritet t’i vendoset emri ‘Albanians’

Prej sot, Bashkia Regina ka marë në dorëzim një projekt të ideuar nga një grup shqiptarësh.

Pas bisedimeve të zhvilluara me Kryetarin e Bashkisë Michel Fougere, i është dorëzuar sot materiali i cili sugjeron dhe arsyeton pse një rrugë në Regina t’i vendoset emri ‘Albanians’.

Vendimi pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak, edhe pse komuniteti shqiptar i vendosur atje duket mjat optimist.

Kryesia ka zgjedhur emrin ‘Albanians’ duke qenë se është gjithëpërfshirës, pra me këtë emër përfaqesohen shqiptarët e Shqipërise, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.

Duket se do të jetë mjaft e lehtë edhe për kombësitë e tjera për të ditur fillesën e këtij emërtimi.

Nisma të tilla lenë gjurmë dhe janë investim edhe për brezat që do të vijnë.

Komuniteti shqiptar i vendosur ne Regina, i përfaqësuar nga Albanian Community Association ‘Iliria’, Regina SK, sjell në vëmendje një specifikë në falenderim për Taulant Dedja, gjatë bisedës me te cilin, muaj me pare lindi ideja e kësaj nisme.