Merrni masa/ Lajme të këqija nga moti për të dielën

Në të gjithë vendin kemi pasur një rënie drastike të temperaturave, shoqëruar kjo edhe me reshje dëbore si erë me intensitet të lartë.

Meteologia Adiola Bani sqaron se moti do të vijojë i tillë deri në mesin e javës që vjen, ku pritet ti lërë vendin temperaturave të larta dhe kthjellimeve atmosferike.

Termometri sot në Tiranë ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore ka arritur deri në -10 gradë.

Pritet që të kemi një rënie temperaturash edhe gjatë ditës së dielë në vlerat e mëngjesit edhe ato të mesditës duke bërë që minimumi që temperatura të bien deri në -11 dhe deri në -12 gradë celcius në zonat malore, ka thënë për ReportTv, meteologia Adiola Bani.

Temperaturat për të dielën:

në bregdet: -1 / 11 °C

në vendet e ulëta: 0 / 8°C

në vendet malore: -12 / 2 °C