Jo vetëm këmbët por dhe zemrën e artë, Messi dhuron 200 mijë euro për fëmijët në Kenia

Shoqata e bamirësisë e Lionel Messit i ka dhuruar 200 mijë euro për të ndihmuar në financimin e një projekti të UNICEF-it në Kenia.

Këto para do të shpenzohen për ndërtimin e një pompe uji dhe për shpërndarjen e ushqimeve të nevojshme.

Përmes këtij projekti, më shumë se 2 mijë njerëz, përfshirë fëmijë, do të kenë qasje në ujë brenda shtëpive të tyre dhe brenda shkollave fillore.

Fëmijët do t’i marrin nga dy litra ujë gjatë ditëve kur janë në shkollë. Për më tepër, në shkolla janë duke u ndërtuar shkolla të reja për ta përmirësuar higjienën.

Të paktën 4 mijë racione ushqimi do të shpërndahet për të ndihmuar me problemet  e varfërisë ekstreme që ekziston në këtë zonë. Më shumë se 58 mijë njerëz të rinj janë duke vuajtur nga mosushqimi në Keni, sipas statistikave të nxjerra vitin e kaluar.

Vlerësohet se më shumë se 54 mijë fëmijë, nën moshën pesëvjeçare, janë duke vuajtur nga mosushqimi në Keni dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë projekt të përshtatshëm për ta luftuar këtë fenomen.