Gol në minutën e 95, fitore dramatike e Romës, vendos Dzeko
Roma ka shënuar një fitore që ka rëndësi të madhe për luftën për top katërshen në Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga Eusebio Di Francesco ka luajtuar baras 2:2 në ndeshjen kundër Frosinone.
Romakët e gjetën vetën në disavantazh qysh në minutën e 5’, kur Camillo Ciano shënoi për 1:0.
Përgjigja e romakëve ishte fenomenale, kur në minutën e 30’ dhe 31’ shënuan dy herë me anë të Edin Dzeko dhe Lorenzo Pellegrini.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe kur po luhej minuta e 80’ arritën që të barazojnë me anë të Andrea Pinamonti.
Kur dukej se Roma do të bënte edhe një tjetër hap fals, në skenë doli përsëri sulmuesi nga Bosnja, Edin Dzeko, i cili në minutën e 93’ shënoi për 2:3.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në kuotën e 45 pikëve, duke u barazuar me Milan që janë në pozitën e katërt.