Ekspozita nga ku ‘kërcënoi’ Berisha/ Portali i njeriut të Trump jehonë Avni Delvinës

Para një dite Sali Berisha mori pjesë në ekspozitën e artistit të njohur Avni Delvina, ku është pritur nga një lum gazetarësh për ti marrë një prononcim.

Sali Berisha ju bëri të qartë socialistëve se Rama ka rënë, dhe ata duhej të vendosnin për kostot e largimit të tij.

Sot kësaj ekspozite në mënyrë të habitshme i ka bërë jehone ‘Breitbart’, portali i Steve Banon, ish-strategut i Donald Trump.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e Breitbart:

‘Duke përdorur një armë të bërë me dollarë, duke u përballur me Barack Obamën, duke sfiduar George Soros në një betejë të thyerjes së krahut.’

Donald Trump është heroi i një shfaqjeje artistike në Tiranë nga një piktor shqiptar, i cili e konsideron presidentin amerikan një ‘idhull’.

Artisti 61-vjeçar, Avni Delvina, thotë se puna është përgjigjja e tij ndaj reagimit gjerësisht negativ të mediave ndërkombëtare ndaj qasjes joortodokse të presidentit republikan në politikë.

‘Është produkt i dy viteve punë nga zemërimi im i fortë për sulmin reaksionar që bëhet ndaj Trump’, tha Delvina për AFP, duke e përshkruar yllin e mëparshëm të realitetit televiziv dhe manjatin e pasurive të paluajtshme si një ‘shpirt të lirë’.

Artikullin e plotë e gjeni KËTU