Vasili-OSBE-s: Shëëët, shikoni ‘RAI’ dhe ‘VOA’

Nga Petrit Vasili

OSBE në Tirane le të degjojë VOA dhe RAI 2 dhe të heshtë, kur s'di të flasë si duhet!!!

Prokuroria shqiptare e ka provuar shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017 nga Rilindja në pushtet dhe Voice of America dhe RAI 2 zbulojnë botërisht blerjen kriminale të votës nga droga dhe kriminelët e bërë njësh me pushtetin.

OSBE në raportin përfundimtar vulosi e zeza mbi të bardhë:

‘The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.’

‘Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut’

‘Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.’

‘Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.’

Ndërsa OSBE ne Tirane ‘çuditërisht’ ka mbyllur sytë dhe ka ‘taposur’ veshët përpara humnerës ku ka hyrë vota e lirë si themel i demokracisë.

Për më keq akoma edhe kur flet, OSBE në Tiranë promovon të kundërtën e standardit të votës së lirë, e quan normale një situatë të tillë kritikë si dhe synon të bëjë kolektiv fajin kur qeverinë fajtore e ka para sysh.

Ja se ç'na thotë ‘çuditërisht’ ky Wiltoni i OSBE në Tiranë:

‘Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!

Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dike 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt.

Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet.

Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli.’

Këta zotërinj të OSBE-s në Tiranë, që flasin me gjuhë Rilindase, kur s'dinë të flasin me gjuhën e standardeve demokratike të votës së lirë, më mirë të heshtin, se kështu shpëtojnë vehen nga komprometimi akoma më i thellë dhe shqiptarët i shpëtojnë nga taksirati që të degjojnë broçkulla marijuane rilindase si ajo që bleu votat....