VIDEO/ Një super Mbappe, vulos triumfin e PSG ndaj Nimes

Paris Saint-Germaini e ka trefishuar epërsinë në ndeshjen kundër Nimes, e cila u zhvillua në stadiumin Parc Des Princes, në kuadër të Ligue 1.

Në minutën e 69-të të ndeshjes, ylli Kylian Mbappe e shënoi golin e dytë të ndeshjes për skuadrën e Thomas Tuchelit, nga brenda zonës së portierit, duke e dërguar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 2:0.

Më tej sërish ylli parisien shënoi në fundin e ndeshjes golin e tretë duke betonuar pozitat e Parisit në krye të Ligës franceze.