FOTO/ Ambasadori i BE-së vesh uniformën e shpëtuesit të plazheve

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka ‘veshur’ sot uniformën e vrojtuesit të plazheve shqiptare.

Gjatë një vizite në Pogradec, ambasadori i BE ka zhvilluar dhe një bisedë me drejtues të Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të plazhit, dhe duke u njohur me punën e angazhimin e tyre, ka vlerësuar këtë projekt të ri për mbrojtjen e jetës së pushuesve në plazhet shqiptare.

Profesioni i vrojtuesit të plazhit është bërë i njohur vetëm gjatë viteve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që me rritjen e numrit të pushuesve ka dalë si domosdoshmëri rritja e numrit te vrojtuesve te plazhit.

Siguria është për mua qëllimi më i rëndësishëm i projektit. Siguria nuk ndalon në kufi. Ajo duhet të jetë e pranishme dhe të ofrohet kudo. Siguria është shumë e rëndësishme për turizmin, në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë dhe ndihmon në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit dhe rajonit’, është shprehur Luigi Soreca.