FOTO/ 2 vjet pas ndarjes, Adrola Dushi në krahët e një mashkulli tjetër

Rreth dy vite më parë modelja shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrola Dushi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis.

Gjatë intervistës televizive me Ermal Mamaqin, modelja tregoi se pavarësisht ndarjes me ish-partnerin e saj vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, pasi në mes është djali i tyre, Troi.

Për arsyen e divorcit u fol se distanca fizike u bë shkak nisur nga fakti se Adrola u vendos në Amerikë ndërsa partneri vazhdonte të jetonte në Tiranë.

Por pas ndarjes, ndjekësit u bënë kureshtarë në lidhje me statusin e Adrolës tani që s’është më e martuar.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese që dëshmon faktin se Adrola nuk është më single.

Ajo pozon e dorëzuar në krahët e një supermashkulli aktor dhe model, të quajtur Pavllo Zengo.

Të njëjtën foto e ka postuar edhe djali me sytë blu, i cili është një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.