Luftëtari surprizon Teutën, Rapo shënon

Luftëtari luan në Gjirokastër ndaj Teutës. Për sa i përket ndeshjes skuadra e trajnerit Ahmataj kërkon të marrë maksimumin nga sfida, i cili në këto momente është jetik për objektivin e mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Janë Gjirokastritët të cilët kanë surprizuar Durrësakët duke i shënuar gol në minutën e 30.

Për Luftëtarin golin e shënoi Rapo pas një rrëmuje në zonë.