Çudira shqiptare, ndërpritet ndeshja mes Veleçikut dhe Shënkollit

Është ndërprerë momentalisht sfida e Kategorisë së Parë mes Veleçikut dhe Shënkollit. Në fakt takimi ishte në dyshim për shkak të kushteve të vështira atmosferike por në fund u vendos që takimi të luhej rregullisht edhe pse nisi me një vonesë prej 10 minutash.

Sapo ka nisur takimi, Veleçiku arriti të kalonte në avantazh falë golit të Ukajt, i cili kaloi të tijtë në avantazh në minutën e tretë. Megjithatë, sfida më pas u ndërprë pasi autoambulanca e cila ishte e pranishme u largua duke ndërprerë momentalisht sfidën.

Ndërkohë mësohet se pas rikthimit të autoambulancës takimi ka rinisur normalisht. Ky nuk është rasti i parë që situata të tilla ndodhin në Shqipëri, ndërsa më pas zgjidhen me ndërhyrjen e delagatit të ndeshjes. / VipSport