Protestat në fokus të Euronews: Plani i Ramës për unazën, skandaloz!

Rrjeti i njohur Euronews u është rikthyer edhe një herë zhvillimeve politike në Tiranë. Në krye të kronikës “pa koment”, protestat e opozitës shqiptare janë mes lajmeve kryesore.

“Mbështetësit e opozitës thyen të dielën (16 shkurt) një kordon policor dhe filluan të sulmonin dyert e selisë së Kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Ata hodhën bomba benzine dhe flakë në përpjekjet e tyre për t’iu shmangur policëve.

Protestuesit po i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen nga një plan skandaloz për të ndërtuar një rrugë unazore rreth kryeqytetit”, thuhet në kronikën e Euronews.