Zanetti flet për çështjen ‘Icardi’: Shpresoj të rikthehet këtë ndeshje

Zanetti shpreson që Icardi të kthehet sa më parë në fushë, pasi sipas tij argjentinasi vazhdon të jetë lojtar i rëndësishëm për Interin.

Icardi vazhdon të jetë i prekur nga ajo që bëri klubi duke i hequr shiritin e kapitenit dhe Zanetti shpreson që të qartësohet gjithçka qw lojtari të kthehet të luajë për ndeshjen e parë në Europa League me Eintracht Frankfurtin mw 7 Mars.

 “Mendoj që Icardi vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin. Shpresoj të kthehet shpejtë në fushë dhe të ndihmojë skuadrën. Kur ka probleme në dhomat e zhveshjes ato duhen zgjidhur brenda grupit dhe nuk duhet të flitet jashtë për to, nëse mundësitë ekzistojnë ky është shansi ideal pasi kështu grupi mund të forcohet akoma edhe më shumë. Më vjen keq për situatën që është krijuar. Janë vetë futbollistët që janë pjesë e grupit dhe këto gjëra duhet të sqarohen sa më shpejtë për të mirën e skuadrës. Asnjë nuk është më i rëndësishëm sesa skuadra. Unë nuk kam folur me Icardin, sepse është mirë të kalojë pak kohë por ai në rradhë të parë duhet të flasë me pjesën tjetër të ekipit. Shiriti i kapitenit është diçka shumë e rëndësishme, këtë gjë e di shumë mirë Bergomi që e ka mbajtur në krah përpara meje dhe unë gjithmonë kam ndjekur shembullin e tij, pasi shiriti i kapitenit do të thotë që ti të jesh një shembull për shokët e skuadrës brenda dhe jashtë fushe”, tha drejtori i Interit, Javier Zanetti.