Mbledhja e Kryesisë së PD/ Basha: Zgjedhjet mund të jenë pas dere, të jemi gati

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, që është duke u zhvilluar prej orës 18:00, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, ka kërkuar ngritjen e grupeve të punës, pasi sipas tij, zgjedhjet mund të jenë shumë afër.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet etj. Të nisim punën sepse mund të jemi me zgjedhjet prapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, është shprehur Basha gjatë mbledhjes, raporton Syri.net.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet edhe shkarkimi i deputetit të Lushnjes, Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të dorëzonte mandatin e duke dalë kundër vendimit të forumeve më të larta të PD-së.