Sejamini: PD nuk kishte rrugë tjetër, ja çfarë do bëjë Rama

Neritan Sejamini ka komentuar situatën poltike në vend dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Sejamini, i ftuar në Faxnews, theksoi se gjithë pushteti është përqëndruar në duar të një personi siç është kryeministri.

Sejamani u shpreh se në gjithë këtë kontekst, ku situata politike është kthyer autokratike, opozita i mbeti një mjet i tillë për të destabilizuar këtë lloj ekulibiri politik, për të krijuar një krizë institucionale që më pas të hapë një dritare që nga kjo lloj krizë të krijohet një ekulibër i ri politike.

Sipas Sejaminit strategjia e kryeministrit do të jetë ajo që do të kërkojë të zvarrisë këtë situatë krize.

“Qëllimi i parë i tij është që të kërkojë të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar, në mënyrë që të përdori faktorin e huaj për ti bërë presion opozitës dhe të përdori po këtë faktor të huaj që ti thotë popullit shqiptar.”- u shpreh ndër të tjera Sejamini.

“Duhet të themi çfarë është kjo që ndodhi. Duhet të themi se djegia e mandateve ishte një akt politik i cili është bërë me një qëllim të qartë për të prishur ekuilibrin në të cilin ishte Shqipëria dhe cili ishte ky ekuilibër, ishte një ekuilibër ku ne kemi një qeverisje thuajse krejtësisht autokratike, kemi një kryeministër që komandon krejtësisht qeverinë, kontrollon legjislativin pasi shumicën e ka. Kemi një vend pa Gjykatë Kushtetuese ku është një kufizues i pushtetit të tij dhe ky kufizues nuk ekziston. Kemi një ndryshim e ligjit të Presidentit në 2008, ku nuk ka asnjë lloj mekanizmi kontrollues. Kemi mediat që janë nën ndikimin e qeverisë. Kemi bizneset që jetojnë me fondet qeveritare ose përmes licensave dhe koncesioneve qeveritare. Kemi shoqërinë civile që është shumë e dobët. Kemi një opozitë e cila ligjërisht nuk ka asnjë lloj kompetence dhe në parlament ju mohua fjala.

Gjithë pushteti është përqëndruar në duart e një kryeministri. Dhe për aq kohë sa kjo është thjeshtë një përshkrim i situatës, një situatë politike autokratike. Në momentin ku ka një sërë skandalesh të verifikuara, skandale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e parave publike, skandale që kanë të bëjnë për lidhjen e krimit me politikën, dhe skandale që kanë dalë së fundmi ku zbulojnë lidhjen e krimit dhe politikës për zgjedhje.

Në këtë kontekst të kësaj gjendje të rënduar, atëherë çfarë i ngelet opozitës, i ngelet një mjet i tillë për të destabilizuar këtë lloj ekulibir politik, për të krijuar një krizë institucionale që më pas të hapë një dritare, që nga kjo lloj krizë të krijohet një ekulibër i ri politik.

Çfarë do të ndodhë?

Besoj se strategjia e kryeministrit do të jetë ajo që do të kërkojë të zvarrisë këtë situatë. Qëllimi i parë i tij është që të kërkojë të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar, në mënyrë që të përdori faktorin e huaj për ti bërë presion opozitës dhe të përdori po këtë faktor të huaj që ti thotë popullit shqiptar: Unë kam mbështetjen e botës dhe opozita është e izoluar për të krijuar idenë se ai është në të drejtë dhe është opozita ajo që është problemi i vendit.

Dhe nga ana tjetër ai do ta zvarrisë quajtjen e situatës krizë, sikur nuk ka ndodhur asgjë duke u sjellë normalisht me qëllim për të zbehur rëndësinë e momentit, me qëllim për të acaruar opozitën, por mbi të gjitha me këtë zvarritje për ta kthyer situatën në një formë normaliteti dhe për ti hequr opozitës atë element energjie që mund të ketë ngjallur dhe tek mbështetësit e saj, që janë me këtë kauzë me opozitën, për shkak se mendojnë se qeverisja Rama për shkak të gjendjes se ku e ka sjellë Shqipërinë duhet të mos vazhdojë më.“- tha Sejamini.