Vllaznia s’ka rivale në futbollin e femrave, fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia nuk ka rivale në futbollin shqiptar të femrave. Vajzat shkodrane fituan për herë të 7-të në historinë e tyre Kupën e Shqipërisë, një kompeticion që e fitojnë për herë të 6-të në 6 vitet e fundit.

Në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, vajzat kuqeblu mposhtën lehtësisht me rezultatin 3-0 Apoloninë, që rezistoi vetëm në pjesën e parë duke pësuar vetëm një gol përballë një superfuqie si Vllaznia.

Shifrat i zhbllokoi Bajraktari në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Vllaznia realizoi edhe dy herë të tjera fillimisht me golashënuesen më të mirë të vitit 2018, Megi Doçi, që kthehu në gol një 11-metërsh dhe më pas me Ejdena Mustafajn që vulosi fitoren e skuadrës shkodrane.