VIDEO/ I ati qorton Simeonen për gjestin në Atletico-Juventus

Babai i Diego Simeones e ka qortuar të birin e tij për gjestin e pahijshëm të bërë në ndeshjen që Atletico Madrid mposhti 2-0 Juventusin.

Diego Simeone, te goli i avantazhit i shënuar nga Gimenez, u drejtua nga tifozët e Atleticos, duke bërë një gjest jo fort të mirë.

Babai i tij, Carlos Simeone, ka mbetur i befasuar nga ai veprim, duke thënë se ato gjëra nuk ia ka mësuar të birit të tij.

“Unë nuk ia kam mësuar atë, nuk e di nga i erdhi”, ka deklaruar babai i tij.

“Më befasoi edhe mua sepse ishte gjest i panevojshëm. Shpresoj që nuk do ta ndëshkojnë”, tha i ati i teknikut argjentinas.