VIDEO/ Erëra të fuqishme në bregdet të shtunën e të diel, priten dallgë 7 ballë'

Në datat 23 dhe 24 shkurt, vendi ynë do të përfshihet nga erara të forta që do të krijojnë probleme për mjetet lundruese.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se në datat 23 dhe 24 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim veri - verilindje dhe forca e detit do të jete 7 shkalla Boufort.
“Ju rikujtojmë që njoftimi ka për qëllim të paralajmerojë çdo subjekt të interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”