Dy aksidente të rënda, një e vdekur, një nxënës rëndë

Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme.

Në Fushë Krujë një femer ka humbur jetën si pasojë e një përplasje.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushkë, ku një makinë është përplasur me një shtyllë.

Mësohet se në këtë aksident ka ndërruar jetë një 23-vjeçare.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel.

Një makinë ka përplasur një nxënës pranë një shkolle në qytet.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës, ndërsa i plagosur është fëmija i një oficeri policie.