Mesfushori i PSG-së mbyll karrierën

Në moshën 33-vjeçare, Lassana Diarra merr vendimin për t’i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Mesfushori francez, që ishte nën kontratë me Paris Saint Germain, njoftoi fundin e bashkëpunimit me kampionët e Francës dhe më pas bëri të ditur se karriera e tij si futbollist profesionist është mbyllur.

Diarra tha se ishte momenti i duhur për të bërë një lëvizje të tillë duke mbyllur kështu një aventurë të gjatë prej 15 vjetësh në klube të rëndësishme si Chelsea, Arsenal, Real Madrid, por njëkohësisht  edhe në kombëtare me 34 ndeshje me fanellën e Francës.