Ukraina jep alarmin: Në territorin tonë ka rreth 500 tanke ruse

Ukraina i ka dhënë alarmin ndërkombëtarëve për tanket e Rusisë që ndodhen në territorin e Ukrainës.

Sipas raportit të Kievit zyrtar janë gjithsej 496 tanke ruse në territorin e okupuar të Ukrainës, njofton agjencia UNIAN.

“Sa për dijeni, ky numër është më i lartë se në Gjermani, Francë, Spanjë apo Itali”, tha Poroshenko gjatë një debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përveç kësaj, pala ukrainase “gjeti” transportuesit e personelit të blinduar rus (938 njësi) në Donbass, raketat multi-tank (138) dhe sistemet e artilerisë (776).

Poroshenko tha se Ukraina ishte bërë baza e vërtetë lindore e NATO-s në mbrojtjen e lirive dhe demokracisë transatlantike.