Chiellini: Ja çfarë na duhet për të përmbysur Atleticon

Giorgio Chiellini ka thënë se besimi, ekuilibri dhe një gol i shpejtë do të jenë kyç për Juventusin që të realizojë përmbysjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” më 12 mars në Torino do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit dhe rezultati me një disavantazh 0-2, nuk është aspak i favorshëm.

“Përmbysja kërkon besim dhe ekuilibër nga ne”, ka deklaruar Chiellini.

“Disa incidente na dëmtuan dhe jemi të zhgënjyer, por ende nuk ka mbaruar gjithçka. A më befasoi Atletico mua? Jo, ne dinim se çfarë ndeshje do të ishte. Ishte pak a shumë një ndeshje që prisnim, me këto gabime që bëjnë dallimin kundër një ekipi që i bën të gjithë të luajnë keq, jo vetëm neve. Në ndeshjen e dytë duhet të jemi më aktiv, të luajmë me qartësi të madhe dhe të shfrytëzojmë mundësitë që na jepen, duke qenë të kujdesshëm nga ndërprerjet, sepse Atletico bën maksimumin në këto situata”, deklaroi kapiteni i bardhezinjve.