Turqia urëdhëron arrestimin e 295 personave, akuzohen se janë Gylenistë

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 295 personave pjestarë të ushtrisë, pasi sipas Reuters , prokuroria e atjeshme ka thënë se ata janë të akuzuar se kanë të bëjnë me rrjetin e klerikut mysliman në SHBA, Fethullah Gylen.

Zyra e prokurorisë tha se policia nisi operacionet e arrestimit në orën 1:00 të mëngjesit nën një hetim mbi thirrjet telefonike në mes të operatorëve të dyshuar të Gylenit. Nuk ishte e qartë se sa të dyshuar janë arrestuar deri më tani.