Përfundojnë ndeshjet në Europa League, ja 16 skuadrat e kualifikuara

Janë mësuar emrat e 7 skuadrave të fundit që kanë siguruar kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues.

Chelsea dhe Inter kaluan me lehtësi në fazën tjetër, duke eliminuar respektivisht skuadrën e Malmos dhe Rapid Viennan, shkruan SYRI.net.

Kualifikimin në fazën tjetër e arritën edhe dy skuadrat tjera të mëdha si, Arsenal dhe Napoli.

Pa dyshim që surpriza më e madhe është eliminimi i Bayer Leverkusenit nga modestët e Krasnodar.

Në këtë mënyrë janë kompletuar emrat e 16 skuadrave të kualifikuara:

Sevilla, Arsenali, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Napoli, Salzburgu, Valencia, Villarreali, Zeniti, Inter, Chelsea, Slavia Prague, Dyn. Kyiv, Rennes, Benfica dhe Krasnodar.