Rita Ora jep lajmin e madh, ja çfarë pritet të ndodhë me këngëtaren
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po vjen me një projekt të ri muzikor.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një statusi në rrjetin social Instgram.
“Nesër në xhirime të këngës së re, shumë e emocionuar”, shkruan Ora.
Këngëtarja shqiptare është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Phoenix” dhe turneu i saj fillon shumë shpejt.
Rita mbrëmë mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, për shkak të angazhimeve të shumta që ka.