Përfundojnë ndeshjet në Europa League, ja 9 skuadrat e kualifikuara

Janë mësuar emrat e 9 skuadrave që janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues.

Pas Sevillas, që dje preu biletën dhe u kualifikua në mesin e 16 më të mirave në Europa League, tashmë janë mësuar edhe emrat e skuadrave tjera, shkruan SYRI.net.

Arsenali, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Napoli, Salzburgu, Valencia, Villarreali dhe Zeniti, janë skuadrat që ditën e sotme kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Ndërsa vlen të theksojmë që në orën 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e mbetura nga të cilat do të kualifikohen edhe 7 ekipet e tjera.