Europa League/ Napoli i Hysajt eliminon shqiptarët e Zurichut

Napoli është kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Europa Leagues pasi mposhti Zurichun e shqiptarëve, me rezultat të përgjithshëm, 5-1.

Skuadra italiane e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat bindës, 2 me 0, ndërsa edhe ndeshja e parë kishte përfunduar, 3-1.

Golin e parë për vendasit e shënoi Simone Verdi në minutën e 43’, ndërsa goli që “vulosi” fitoren napolitane ishte Adam Ounas (75’).

Për Zurichun luajtën, Lavdim Zumberi, Bledian Krasniqi, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu, por që ishin të pafuqishëm ndaj skuadrës italiane.