VIDEO/ Xhaka i jep asist, Shkodran Mustafi shënon në Europa League
Arsenali po fiton 2-0 ndaj Bate Borisov në stadiumin “Emirates”.
Golin e dytë për “topçinjtë” e realizoi mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.
Në minutën e 39' ishte Granit Xhaka që asistoi nga goditja e këndit, ndërsa Mustafi gjuajti bukur me kokë duke mposhtur portierin kundërshtar.