Vetëm kur ‘i vënë lakun në fyt’, Rama fillon ‘të pranojë’ gabimet

Kryeministri Rama ka dëshmiar edhe sonte që vetëm kur “i vënë lakun në fyt”, tërhiqet me stilin tashmë të njohur, duke bërë viktimën.
I gjendur nën një presion të jashtëzakonshëm pas aktit të opozitës për djegien e mandateve, Rama më zë të dridhur “pranon gabimet e tij”, pavarësisht se nga ana tjetër po hedh vijon me lumin e akuzave ndaj opozitës.
“Unë nuk jam as i rënë nga qelli dhe as i pagabueshëm. Përkundrazi kam bërë gabim, edhe jam tërhequr edhe kam thënë më fal.

Jam tërhequr duke bërë hap prapa më shumë se njëherë, kur kam parë që ata që protestojnë kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë”, tha Rama.

“Me lak në fyt” dhe i papërgatitur për këtë akt politik të fortë nga opozita, Rama ka harruar arrogatin e zakonshëm dhe po bën viktimën.