Djegia e mandateve/ Rama e pranon: Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në histori

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen pas dy protestave massive të opozitës duke dale në një conference për shtyp.

Kreu i qeverisë e ka pranuar se, djegia e mandateve nga opozita është një akt i paprecedent.

'Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrjetjen dhunën urrjetjen duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje.

Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetëtore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve.

Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën", është shprehur Rama.