Dosja 339 ‘e thotë’ qartë: Edi Rama duhet të largohet

Gent Strazimiri ka komentuar braktisjen e mandateve nga opozita e bashkuar dhe protestën e zhvilluar sot para Kuvendit. Strazimi, tha gjatë emisionit ‘Opinion” se i gjithë populli së bashku me Presidencën janë  në këmbë, kundër një parlamenti të gjymtuar.

“Kryeministri Edi Rama duhet të largohet këtë e thotë dosja 339, ka 73 deputetë të inkriminuar. Çfarë do bëjë populli? Populli dhe Presidenca janë në këmbë kundër një parlamenti të gjymtuar. Parlamenti është i gjymtuar biem dakord besoj”, tha Strazimiri.