PSG befason të gjithë, prish kontratën me lojtarin e madh!

Paris Saint Germain ka vendosur të shkëputë kontratën me mesfushorin, Lassana Diarra.

Kontrata e 33-vjeçarit do të skadonte në fund të këtij sezoni, por pas marrëveshjes mes dy palëve francezi u la i lirë, shkruan SYRI.net.

Ardhja e Leandro Paredes nga Zenit në PSG duket se ka bërë që Diarra të jetë i panevojshëm për kampionët në fuqi të Francës.

Kujtojmë që Lass vite më parë ka veshur fanellën e klubeve të mëdha si: Chelsea, Real Madrid e Marseille.