FOTO/ Formacioni i javës në Champions League, mungon njëri prej Messit dhe Ronaldos

Formacioni më i mirë i javës në Champions League dominohet nga lojtarët e skuadrave spanjolle, Atletico Madrid e Barcelona.

Atletico Madrid bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Juventusit, duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Barcelona në anën tjetër nuk arriti më shumë sesa një barazim pa gola në transfertë kundër Olympique Lyon.

Paraqitja e këtyre skuadrave ka bërë që në formacionin më të mirë të javës të jenë gjashtë lojtarë nga skuadrat spanjolle.

Barcelona paraqitet me dy lojtarë kurse Atletico Madrid me katër, Lyon me një, Schalke me një, Bayern me një dhe Manchester City me dy.

Bie në sy që Leo Messi është në këtë formacion të përzgjedhur nga “Whoscored.com,” ndërsa mungon Ronaldo.