FOTO/ Mos e humbni karikaturën e ditës, nga Atletico-Juventus

Atletico e Madridit fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Një nga momentet interesante të kësaj ndeshjeje ishte edhe festimi i Diego Simeones te goli i parë i skuadrës së tij, i shënuar nga Gimenez.

Pikërisht festa e Simeones, i ka shërbyer Omar Momanit për përgatitjen e një karikature për “Goal.com”.