Tabaku, protestuesve: Sot nisim të vetmen betejë që s'e kemi fituar, të shporrim Ramën!

Deputetët e PD-së dhe të LSI-së janë duke dhënë mesazhe  me mikrofon para parlamentit, aty ku mijëra protestues janë mbledhur dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të reja.

Deputetja Jorida Tabaku tha: “Nuk e kam parë ndonjëhërë këtë shesh më të bukur se sot. Nisim sot nëj rrugëtim së bashku.

Kemi bërë shumë beteja me ju, por një nuk e kemi fituar dot: të shporrnim Ramën. Kurse sot, bëhemi bashkë për të larguar përfundimisht këtë shtet që ka kapur për fyti, pensionistët, mësuesit, fermerët...Të nisim këtë rrugëtim së bashku për të shporrur Ramën, për të shporrur këtë qeveri.“/ar.sh/SYRI.NET