Mourinho e parashikoi: Atletico shënon të paktën 1 gol, Juventusi eliminohet

Jose Mourinho foli mbrëmë, përpara fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit.

I intervistuar nga “Teleradiostereo”, trajneri portugez deklaroi: “Juventusi sigurisht që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, pasi ka cilësi, eksperiencë dhe një lojtar deçiziv si Cristiano Ronaldo. Klubi ka gjithashtu të gjithë dëshirën e madhe për të rikthyer pas shumë kohësh këtë trofe të rëndësishëm, ndonëse ky vetëbesim lind pikërisht sivjet.

Por, edhe Atletico është një klub që ka investuar shumë së fundmi. Duke nisur nga stadiumi, po luajnë një futboll shumë të mirë, kompakt, siç kërkon Diego Simeone, duke pësuar shumë pak dhe me sulmuesit e jashtëzakonshëm që kanë, dinë gjithmonë që të shënojnë një gol.

Prandaj, mendimi im i fundit është që nuk e shoh aspak një surprizë që Juventusi të mos mbërrijë në çerekfinale, pra të eliminohet që në këtë raund të 1/8-ave”.

Mourinho gjeti që Atletico Madridit shënon, teksa tashmë duhet pritur ndeshja e kthimit më 12 mars për të parë nëse Juventusi do të eliminohet, apo do të përmbysë dizavantazhin 0-2 dhe të kualifikohet.