Brit Award 2019/ Mungon Rita Ora, ja arsyeja

Po mbahet Brit Award 2019, një ndër festivalet e muzikës më të rëndësishëm në botë. Tingëllon e pabesueshme por Rita Ora mungon në këtë turne.

Rita është e nominuar në dy kategori në Brit Awards por për çudinë e të gjithëve këngëtarja kosovare nuk është parë në këtë event që vitin e kaluar e kishte bashkëprezantuar bashkë me Jack Whitehall.

E me anë të një postimi në Instastory, Rita ka treguar se ajo nuk do të jetë sonte pasi që është në vlugun e provave për turneun e saj “Phoenix Tour”.