Dalin pamjet/ ‘Panik’ te Juventusi, shikoni sa rëndë dëmtohet Ronaldo

Ka përfunduar në barazm pa gola pjesa e parë ndërmjet Atleticos dhe Juventusit.

Në fund të fraksionit të parë të lojës ishte Cristiano Ronaldo që shkaktoi panik te bardhezinjtë pasi u dëmtua dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor.

Nga pamjet që kemi publikuar më poshtë mund të shikoni që portugezi ka marrë një goditje të ashpër në këmbën e tij të djathtë, shkruan SYRI.net.

5 herë fituesi i "Topit të Artë" u ngrit duke çaluar por nuk dihet nëse goditja është shqetësuese për këmbën e tij apo dhimbje kalimtare.