Politikanja e lartë e Kosovës godet Ramën: Je 'postier' i Serbisë

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “postier” të Serbisë.

E ftuar në emisionin “Pressing”, në tv T7, politikanja e lartë e Prishtinës është shprehur se, Rama është bërë postier i idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Sipas saj, idenë për shkëmbim territoresh, Hahim Thaçi e ka të imponuar prej kryeministrit Rama.

“Në kohën kur ne përjetonim gjenocid, ai ishte refugjat në Evropë. Nuk e ka për zemër këtë punë”, është shprehur Tahiri.