FOTO/ Bella shkëlqen në Javën e Modës në Milano

Po zhvillohet java e modës në Milano.

Mbretëresha e modës Bella Hadid ka shkëlqyer me veshjet e Alberta Ferreti.

Ajo ishte ankuar sepse sfilata do të fillonte në ora 8:30 të mëngjesit në Milan dhe ajo sapo kishte arritur në dhomën e saj të hotelit në Romë në mesnatë.

Megjithatë, Bella ka treguar se është një profesioniste e vërtetë dhe e ka marrë tërë vëmendjen gjatë defilimit të koleksionit vjeshtë dimër 2019/2020 në Milan të Italisë.

Mbretërisha e pistave ka pasur një veshje që nuk i lë shumë vend imagjinatës. Thjesht seksi.