Edi Rama arratiset sërish nga Tirana

Në një kohë kur opozita e zyrtarizoi nismën për djegien e mandateve, nesër para Parlamentit do të mbahet protesta e rradhës masive dhe në një kohë kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anuloi seancën plenare,  kryeministri Edi Rama me sa duket ka zgjedhur të arratiset në jug të vendit.

Siç mësohet, kreu i qeverisë do të jetë nesër në Gjirokastër.

Janë parashikuar disa evente në Gjirokastër, Dropull e Përmet, ndërsa formati i në kuadër të turit "Bashkia që Duam", do të organizohet në bashkinë më të madhe të qarkut, në Gjirokastër.

Bashkë me të në këtë vizitë dy ditore do të jenë edhe disa ministra dhe deputet?t e qarkut.

Kur opozita protestonte më 16 shkurt poshtë zyrës së tij Rama zhvillonte anti-mitingun me administratën në Vlorë, ndërsa për nesër ka zgjedhur arratisjen.