FOTO/ Karton i kuq në sfidën Sevilla-Lazio, lojtari braktis fushën...

Sevilla duhet të luajë minutat e mbetura me 10 lojtarë përballë Lazios në Europa League.

Në minutën e 60’ mesfushori Franco Vazquez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për të braktisur fushën e blertë.

Gjyqtari Anthony Taylor nuk e fali ndërhyrjen e ashpër të lojtarit argjentinas, shkruan SYRI.net.

Momentalisht Sevilla është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër pasi po fiton me rezultatin e përgjithshëm 2-0 përballë Lazios së Strakoshës.